Ku do të shkojë Anel Rashkaj?

  • 21 nëntor 2019 - 23:13
Ku do të shkojë Anel Rashkaj?

Rashkaj zyrtarisht më nuk është lojtar i AFC Eskilstuna

Përmes një postimi në llogarinë personale në Facebook, mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Anel Rashkaj, ka treguar se ka ndarë rrugët me klubin, AFC Eskilstuna, ku u transferua në fillim të vitit 2018, duke mos treguar destinacionin e ri.

I kontaktuar nga mediat, Aneli konsideron se ka ardhur koha për të bërë hapin e radhës në karrierë, të luajë në ndonjë ekip dhe ligë më të fortë.

Ai i ka thënë medias se marrëveshje s’ka arritur me asnjë ekip, “s’dua të ngutem”.

Rashkaj ndër të tjera ka konfirmuar se do të mendohet mirë që dalëngadalë të gjejë një klub ideal dhe se për këtë ka kohë deri në afatin e ardhshëm kalimtar; “kam kohë deri në janar”. 


(Kosova Sot Online)