Danilo: Sarri ma kujton Guardiolan, Juventusi dëshiron ta shtyp çdo rivalë

  • 22 November 2019 - 08:51
Danilo: Sarri ma kujton Guardiolan, Juventusi dëshiron ta shtyp çdo rivalë

Danilo ka paralajmëruar se Juventusi dëshiron të “shtyp” rivalët e tij nën drejtimin e Maurizio Sarrit, por që kjo gjë “kërkon kohë”.

Juve mbetet e pamposhtur nën drejtimin e Sarrit, duke fituar 13 nga 16 ndeshjet e tyre deri më tani këtë sezon, por ish-trajneri i Chelseat dhe Napolit gjithashtu synon të implementojë një stil sulmues në Torino. Sipas mbrojtësit brazilian, Danilo, Sarri ia kujton Guardiolan, ndërsa Juventusi dëshiron të shtyp çdo rivalë në ndeshje. “Ai dëshiron të ndryshojë Juventusin, por nuk është e thjeshtë dhe kërkon kohë”, ka thënë fillimisht Danilo për Sky Sport Italia.

“Sarri dëshiron të propozojë një sistem të ri, me anë të të cilit ne shtypim kundërshtarët tanë. Ai më kujton Guardiolan”. “Kur ai arriti në City, u deshën dy vjet para se skuadra të kuptonte stilin e tij të lojës”, përfundoi braziliani.

Ndryshe, Danilo foli fjalë të mira edhe për bashkëlojtarin e tij, Cristiano Ronaldo, para disa ditësh.

(Kosova Sot Online )