Hazard e pranon se kishte qenë mbipeshë kur iu bashkua Real Madridit

  • 22 November 2019 - 10:11
Hazard e pranon se kishte qenë mbipeshë kur iu bashkua Real Madridit

Eden Hazardi ka marrë përgjegjësi të plotë për formën e tij në fillim të karrierës me Real Madridin këtë sezon, duke e pranuar kishte qenë mbipeshë kur ishte transferuar te gjiganti spanjoll këtë verë.

Sulmuesi 28-vjeçar e kompletoi transferimin e tij në kryeqytetin spanjoll nga Chelsea më 7 qershor, për 88 milionë funte, duke i dhënë kështu fund karrierës shtatëvjeçare në Premierligë.

Real Madridi kaloi nëpër shumë vështirësi gjatë sezonit 2018/19, pasi e shiti Cristiano Ronaldon në Juventus, ndërsa nga Hazardi pritej ta plotësojë hapësirën e lënë bosh në Santiago Bernabeu nga pesë-herë fituesi i Topit të Artë.

Megjithatë, belgu nuk arriti ta shfaqë talentin e tij në fillim të karrierës së tij në Spanjë, duke ngritur dyshime për talentin dhe gjendjen e tij fizike, pasi nuk arriti të shënojë apo të asistojë në pesë ndeshjet e para të sezonit të La Ligës.

Hazardi në fund arriti t’i japë fund kësaj ecurie negative duke shënuar në fitoren me rezultat 4:2 të Real Madridit në Santiago Bernabeu kundër Granadas më 5 tetor, por ky gol mbetet i vetmi deri më tani për belgun me fanellën e bardhë.

Ish-ylli i Chelseat së fundi ka rrëfyer për vështirësitë në të cilat ka kaluar në këtë fillim të sezonit, duke e pranuar se i kishte pasur pesë kilogramë të tepërt kur kishte mbërritur në Madrid.

“Është e vërtetë. Nuk do ta mbaj të fshehur, por kur jam në pushime, jam në pushime”, u shpreh Hazard, në një intervistë të dhënë për revistën prestigjioze francez, L’Equipe.

“I kisha shtuar pesë kilogramë. Jam tipi i njeriut që shton shumë lehtësisht peshë dhe e humbi atë shumë shpejt nëse tregohem i kujdesshëm”.

“Në dy muajt e parë, nuk bëra mjaftueshëm. Mund të bëj edhe më shumë, tash e një muaj po ndihem më mirë. Po dribloj, vrapoj shpejt dhe po tenton t’i inkurajoj edhe të tjerët të luajnë mirë”.

“Unë nuk bëj gjithçka ashtu siç duhet, por gjatë dy muajve të parë i thosha vetes: “Je i ri, luaj thjesht”. Kishte shumë pasime, njerëzit prisnin nga unë të dribloja”. 

(Kosova Sot Online)