Solskjaer, për lëndimin e Pogbas: Shpresoj ai se do të mundë të luajë këtë vit

  • 22 November 2019 - 12:50
Solskjaer, për lëndimin e Pogbas: Shpresoj ai se do të mundë të luajë këtë vit

Manchester Unitedit do t’i mungojë mesfushori Paul Pogba edhe për pak kohë, edhe pse Ole Gunnar Solskjaer shpreson ta shohë atë sërish në fushën e lojës para se të përfundojë viti 2019, përderisa edhe Scott McTominay do të mungojë në javët e ardhshme.

“Djajtë e kuq” nuk e kanë në dispozicion mesfushorin fitues të Kupës së Botës nqë nga 30 shtatori, pasi që një problem në këmbë e ka mbajtur Paul Pogbas jashtë skuadrës, edhe pse gjendja e tij po përmirësohet.

Mbetet të shihet nëse 26-vjeçari do të kthehet në garë, pasi që Solskjaer ende nuk ka arritur ta vendosë një afat kohor për rikuperimin e tij nga lëndimi.

Trajneri i Djajve të kuq u tha gazetarëve para takimit të Premierligës me Sheffield Unitedin të dielën: “Pogba është duke u përmirësuar. Natyrisht ai ka qenë jashtë skuadrën dhe kur e kë këmbën në gips për aq kohë të gjatë, duhet të kthehet ngadalë”.

“Ai nuk i ka filluar ende ushtrimet për futboll, kështu që do të na duhet edhe pak kohë para se ta shohim atë. Ai e ka pasur edhe një tjetër test dhe skanim në fillim të pushimit të ekipeve kombëtare dhe ai nuk është shëruar ende”.

“Ai ka filluar të punojë në pajisjen e vrapimit dalëngadalë dhe me biçikleta. Do të duhet edhe pak javë deri sa të mund të kthehet në fushën e lojës. Shpresojmë ta shohim atë në vitin 2019”.

Në mungesë të Pogbas, për Manchester Unitedin ka shkëlqyer Scott McTominay, mirëpo edhe ai ka pësuar lëndim së fundi dhe Solskjaer e ka konfirmuar se ai do të mungojë në ndeshjet kundër Sheffield Unitedit dhe Astanas. 

(Kosova Sot Online)