Suarez përgënjeshtron Piquen: Ne s’patëm lidhje me rastin e Neymarit

  • 22 November 2019 - 15:56
Suarez përgënjeshtron Piquen: Ne s’patëm lidhje me rastin e Neymarit

Luis Suarez thotë se kur Gerard Pique flet, nganjëherë fjalët e tij duhet të merren me pak dyshim, pasi mbrojtësi kishte thënë se lojtarët e Barcelonës ishin të gatshëm t’i ulnin pagat për ta kthyer Neymarin në skuadër.

Ylli brazilian Neymari u përfol për një kthim të mundshëm në Barcelona këtë verë, vetëm dy vjet pasi i la katalonasit për Paris Saint-Germainit për 222 milionë euro.

Megjithatë, Barcelona nuk arriti marrëveshje me PSG-në para se të mbyllej afati kalimtar, përkundër që Pique tha se lojtarët ishin të gatshëm t’i ulnin pagat e tyre për këtë gjë. 

“Nganjëherë duhet t’i merrni gjërat që i thotë ai me pak dyshim. Ai ka shumë përvojë në dhënien e deklaratave të tilla. Në këtë rast, ai e di se lojtarët nuk kishin lidhje me rastin e Neymarin”, tha Suarez.

“Ne ishim të gatshëm ta mirëpresim atë – atë ose cilindo lojtarët tjetër që mund të vijë – por jemi gjithmonë të distancuar nga ajo që po ndodhte”.

(Kosova Sot Online)