Dortmundi e konsideron transferimin e Emre Canit

  • 22 November 2019 - 16:09
Dortmundi e konsideron transferimin e Emre Canit

Mesfushori turk me pasaportë gjermane është i zhgënjyer me situatën e tij aktuale në Juventus.

Emre Can është i zhgënjyer dhe i dëshpëruar me situatën e tij aktuale tek Juventusi.

Mesfushori turk me pasaportë gjermane nuk po gjen hapësira në ekipin e Maurizio Sarrit dhe po planifikon të largohet nga Torino. 

Ndërkohë, tabloidi gjerman “Bild” shkruan se interesim për ish-futbollistin e Liverpoolit ka shfaqur Borussia Dortmundi.

Trajneri Lucien Favre është i vendosur për ta përforcuar ekipin e tij në afatin kalimtar të janarit dhe Can është njëri prej objektivave të tij kryesorë.

Can i ka zhvilluar vetëm katër ndeshje në Serie A me Juventusin këtë sezon.

(Kosova Sot Online)