Crystal Palace ia mësyn Giroudit

  • 22 November 2019 - 16:37
Crystal Palace ia mësyn Giroudit

Sulmuesi francez pritet të largohet nga Chelsea gjatë janarit pasi nuk po ka hapësira të mjaftueshme

Olivier Giroud mund të largohet nga Chelsea gjatë janarit, por jo edhe nga Anglia.

Në fakt, sulmuesi francez po pëlqehet nga Crystal Palace, i cili pritet ta lansojë një ofertë për të në afatin kalimtar të janarit.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “The Express”. 

Paga e lojtarit prej 9 milionë eurosh në vit mund të jetë problemi kryesor.

Ndërkohë, “Blues” i kërkojnë edhe 7 milionë euro të tjera për shitjen e tij.

Interi dhe Borussia Dortmundi po ashtu kanë shprehur interesim për ish-futbollistin e Arsenalit.

Giroud i ka zhvilluar vetëm katër ndeshje në Premierligë këtë sezon me Chelsean.

(Kosova Sot Online)