Kumbulla: Juventusi? Dua të qëndroj me këmbë në tokë!

  • 22 November 2019 - 17:17
Kumbulla: Juventusi? Dua të qëndroj me këmbë në tokë!

Në një intervistë për mediat italiane, Marash Kumbulla flet për të ardhmen e tij, për interesimin e një klubi i madh si Juventusi, për mundësitë që ka për t’u rikuperuar plotësisht dhe për të zbritur në fushë ndaj Fiorentinës si dhe sulmuesin më të vështirë për t’u markuar që ka pasur përballë.

Ndeshja kundër Fiorentinës? “Nuk e di nëse do të jem, por po punoj shumë personalisht, por edhe me grupin. Do të shikojmë gjendjen, pastaj në fund do të vendosë trajneri. Dua vetëm të provoj të jem gati. Mes terapisë dhe ushtrimeve në fushë, shpresoj të jem gati”. 

E ardhmja? “Mua do të më mjaftonte të vazhdoja rritjen dhe të luaja për Veronën. Një skuadër që e dua sepse më ka marrë nga Cavalcazele kur isha një fëmijë dhe tashmë jam mes profesionistëve”.

“Juventusi? Më bëhet qejfi, por nuk lexoj dhe nuk ëndërroj për këto gjëra. Prindërit e mi më kanë mësuar të qëndroj gjithnjë me këmbë në tokë. Sigurisht nëse më flisni për Juventusin, iu them se lojtari më i fortë që kam përballur në këto javë të Serisë A është Paulo Dybala. Ka një klas të çmendur, merr vendime të shpejta dhe një ekzekutim unik”.

(Kosova Sot Online)