Ronaldo mund të largohet nga Juventusi

  • 22 November 2019 - 17:39
Ronaldo mund të largohet nga Juventusi

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo mund të largohet nga klubi i madh italian, Juventusi, pas përfundimit të sezonit aktual.

Ronaldo erdhi më shumë bujë sezonin e kaluar nga Real Madridi për një shifër të raportuar totale prej 117 milionë eurosh.

Megjithatë, portugezi dhe klubi italian u desh të mjaftoheshin në fund të sezonit me trofeun e Serie A dhe Superkupën e Italisë. 

Sipas mediumit italian CalcioMercato, Ronaldo mund të largohet nga Juventusi në fund të sezonit, nëse ata nuk arrijnë të fitojnë Ligën e Kampionëve.

Një rikthim i mundshëm te Manchester Unitedi ose Sporting Lisbona është i mundur, me Mayor League Soccer (MLS) që gjithashtu llogaritet si një destinacion i mundshëm.

Ndryshe, Ronaldo ka shënuar pesë gola në 10 ndeshje të Serie A për Zonjën e Vjetër këtë sezon.

(Kosova Sot Online)