Zidane thjesht nuk e do Viniciusin, ftohet Bale edhe përkundër polemikave

  • 22 November 2019 - 17:42
Zidane thjesht nuk e do Viniciusin, ftohet Bale edhe përkundër polemikave

Pothuajse dy javë u stërvit në Madrid, derisa shokët ishin me Kombëtaret e tyre.

Por, Vinicius Junior, ashtu si disa ndeshje më parë, është lënë në shtëpi nga Zinedine Zidane.

Vendin e brazilianit e ka zënë 18-vjeçari, Rodrygo, të cilit Zizu po i beson më shumë, ashtu si Tite që e fitoi për ndeshjet e nëntorit dhe ia realizoi ëndrrën duke ia mundësuar debutimin me Brazilin. 

Jashtë është lënë edhe Odriozola, pavarësisht se gjatë pushimeve, ishte me ekipin në Madrid dhe u stërvit në maksimum me Marcelon, Benzeman dhe Jovicin, që gjithashtu qëndruan në Madrid.

Bale, që është temë në gjitha mediat botërore pas veprimit ditë më parë me Uellsin, është ftuar befasisht nga Zidane – diçka që e vërteton se klubi nuk do të ndërmarrë asgjë kundër 30-vjeçarit.

(Kosova Sot Online)