Suarez thotë se është i lumtur në Barça, por s’e përjashton mundësinë e transferimit në MLS

  • 22 November 2019 - 19:34
Suarez thotë se është i lumtur në Barça, por s’e përjashton mundësinë e transferimit në MLS

Drejtuesit e Barcelonës janë hedhur në merkato për të gjetur zëvendësuesin ideal të tij, por Luis Suarez e sheh ende veten për një kohë të gjatë te skuadra blaugrana.

Sulmuesi uruguaiani, i cili pas pak muajsh do të mbushë 33-vjeç në një intervistë u shpreh se ndihet i lumtur te Barcelona dhe se dëshiron të qëndrojë ende edhe për disa kohë.

“Këtu ndihem shumë i lumtur pasi të gjithë më duan. Kam një kontratë deri në vitin 2021, me opsion rinovimi deri në 2022-in. Ndihem komod pasi në klub me vlerësojnë shumë. Jam në skuadrën më të mirë në botë, në atë skuadër që gjithmonë kam ëndërruar për të luajtur. Familja ime është e lumtur dhe dua të qëndroj sa më gjatë te Barcelona”, theksoi Luis Suarez. 

Mirëpo, ai nuk e përjashtoi mundësinë e transferimit një ditë në MLS.

“MLS po ritet dita ditës. Kam kontratë me Barçën dhe jam i lumtur, por të ardhmes kurrë nuk i dihet. Çfarëdo që do të ndodhë do të jetë pas diskutimit me familjen, dua më të mirën për fëmijët e mi. Së bashku do të marrim vendim dhe SHBA është një mundësi”, shtoi ai mes tjerash.

(Kosova Sot Online)