Trepça shënon fitore të madhe në “Minatori”

  • 22 November 2019 - 20:25
Trepça shënon fitore të madhe në “Minatori”

Trepçës i ka takuar derbi i javës së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll.

Të premten në “Minatori” në Mitrovicë, Trepça e mposhti Kastriotin me rezultat 33:26. Vendasit ishin vazhdimisht në epërsi kurse pjesa e parë përfundoi me rezultat 18:12.

Në pjesën e dytë ferizajasit u afruan deri në tri gola por pa bërë më shumë. A. Shabani e B. Neziri shënuan nga 7 gola, kurse S. Maxhera 6. Pos tyre u dalluan edhe dirigjenti i lojës F. Cimili, portieri B. Terziqi dhe në mbrojtje E. Nimani. Te Kastrioti më efikasi ishte L. Shabani me 7 gola. Me këtë fitore Trepça kthehet në vend të tretë me 15 pikë.

(Kosova Sot Online)