Moise Kean drejt rikthimit në Serie A, Roma favorite për transferimin e tij

  • 22 November 2019 - 21:31
Moise Kean drejt rikthimit në Serie A, Roma favorite për transferimin e tij

Moise Kean është duke kërkuar rikthimin në kampionatin italian Serie A.

Sulmuesi i talentuar italian iu bashkua Evertonit në verë, por pa arritur të ambientohet në futbollin anglez.

19-vjeçari ka zhvilluar nëntë paraqitje në Ligën Premier, por pa mundur të gjejë rrjetën.

Kjo ka bërë që ai të kërkoj rikthimin në Itali me Romën dhe Milanin që janë duke kërkuar atë.

Giallorosët duken favorit për transferimin e tij, pasi ka qenë vet babai i lojtarit që ka deklaruar se djali i tij do të ishte i lumtur nëse bashkohet me shokun e tij të ngushtë Nicolo Zaniolo te Roma.

Kryeqytetasit tanimë kanë filluar kontaktet e para me agjentin e lojtarin Mino Raiola pasi duan huazimin e tij në janar.

Roma kërkon huazimin e Kean për gjashtë muaj me opsion blerje në fund të sezonit për 30 milionë euro.

(Kosova Sot Online)