Conte: I këshilloj lojtarët si duhet të bëjnë seks

  • 22 November 2019 - 22:09
Conte: I këshilloj lojtarët si duhet të bëjnë seks

Antonio Conte është një trajner që këshillon grupin e lojtarëve jo vetëm në fushë, por edhe në jetën private, ndërsa në një intervistë për francezen L’Equipe, ka zbuluar një detaj mjaft interesant.

I pyetur nëse bën pjesë te trajnerët që janë pro apo kundër kryerjes së aktit seksual nga ana e futbollistëve para ndeshjes, tekniku zikaltër dha një përgjigje mjaft interesante, duke treguar se i këshillon futbollistët e tij edhe për këtë aspekt. 

“Unë nuk jam nga ata që e ndaloj seksin para ndeshjes, por i këshilloj lojtarët e mi edhe për këtë aspekt. Zakonisht u them që të mos lodhen shumë dhe të zgjedhin pozicione komode, si të qëndruarit poshtë partneres. Gjithashtu i këshilloj ta bëjnë me gratë apo të fejuarat e tyre, sepse kështu nuk do të duhet të tregojnë që janë të jashtëzakonshëm”, tha Conte me humor.

(Kosova Sot Online)