Pochettino tek Bayern? Rummenigge jep komentet e tij

  • 22 November 2019 - 22:22
Pochettino tek Bayern? Rummenigge jep komentet e tij

Karl Heinz Rummenigge ka dhënë disa komente lidhur me stolin e Bayern Munich dhe njeriut që udhëheq atë stol.

Pas shkarkimit të Mauricio Pochettino nga Tottenham, emri i tij ka filluar të lidhet me një kalim të mundshëm tek Bayern.

Aktualisht, skuadra e Bayern udhëhiqet nga Hansi Flick, i cili ka shënuar rezultate pozitive me skuadrën, si dhe ka marrë pëlqimin e emrave si Robert Lewandowski. 

Komente pozitive për Flick ka dhënë edhe Rummenigge, kur është pyetur për Pochettino.

“Meqë nuk duam të pytemi çdo të shtunë nëse Hansi do të jetë trajneri ynë për ndeshjen e ardhshme, u them se: ‘deri në vendimin e ardhshëm, Hansi Flick do të jetë përgjegjës në aspektin sportiv, të paktën deri në Krshtlindje, dhe potencialisht edhe më tej’” ka thënë Rummenigge fillimisht.

“Flick ka një koncept impresionues mbi stërvitjet dhe taktikat. Ai po manovron mirë me lojtarët dhe ne pëlqejm atë që po bën. Ju them me bindje të plotë. Ne i besojmë Hansi Flick” shtoi shefi ekzekutiv i Bayern.

Duket se për pak kohë, Pochettino nuk do të konsiderohet nga Bayern. Gjithsesi, mbetet të shihet në vazhdim nëse bavarezët do të kenë ndonjë ofertë që mund ta lansojnë pas Krishtlindjes.

(Kosova Sot Online)