Dortmund kthehet nga 0-3, Reus shpëtimtari

  • 22 November 2019 - 22:45
Dortmund kthehet nga 0-3, Reus shpëtimtari

Nga 0-3 në 3-3, Dortmundi ka marrë një pikë të artë në ‘Sigan Iduna Park’

Borussia Dortmund nuk është thyer në shtëpi. Skuadra e Lucien Favre ka arritur që të përmbysë rezultatin kundër Paderbornit të mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Klaus Gjasula, për të rrëmbyer një pikë.

Dortmund e nisi keq sfidën, duke pranuar tre gola për 45 minuta në pjesën e parë.

Streli Mamba 5’ dhe 37’ si dhe Gerrit Holtmann 43’ shënuan për mysafirët.

Vendasit në pjesën e dytë treguan tjetër fytyrë, dhe ia dolën deri në fund të barazojnë shifrat në 3-3. 

Gjithçka nisi me Jadon Sancho 47’, kurse Axel Witsel shënoi për 2-3 në minutën e 84’, kurse krejt në fund, Marco Reus, në minutën 90 +2, shënoi për rezultatin përfundimtar 3-3.

Kështu, Dortmund vazhdoi me ecurinë pozitive ndër vite.

Hera e fundit kur Dortmundi humbi një ndeshje në shtëpi të zhvilluar ditën e premte, ishte viti 2004 dhe kjo ecuri pozitive do të vazhdojë.

(Kosova Sot Online)