Werderi beson shumë te Rashica, tani ia besojnë edhe penalltitë

  • 22 November 2019 - 22:54
Werderi beson shumë te Rashica, tani ia besojnë edhe penalltitë

Milot Rashica është duke kaluar nëpër një formë fantastike me Werder Bremenin këtë vit.

Ylli nga Kosova ka shënuar vazhdimisht me skuadrën gjermane, derisa ofertat për të nuk kanë munguar.

Se besojnë shumë tek Rashica, ka treguar edhe besimi i fundit i klubit ndaj yllit kosovar.

Trajneri Florian Kohfeld ka vendosur që tani e tutje t’ia besojë penalltitë sulmuesit nga Kosova.

Në fakt përgjegjësinë për penalltitë e ka pasur holandezi Danny Klassen, mirëpo ky i fundit ka dështuar të shënojë dy herë nga pika e bardhë këtë edicion. 

E në takimin e fundit ndaj Frankfurtit, Rashica shënoi nga pika e bardhë derisa Klassen ishte jashtë fushës duke marrë tretmanin mjekësor. 

Gjithsesi ka qenë vet holandezi që ka hequr dorë nga gjuajtjet e penalltive dhe trajneri Kohfeld këtë gjë ia ka besuar Rashicës.

Në nëntë ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Gjermanisë, Rashica ka shënuar gjashtë gola këtë edicion dhe ka bërë tre asistime.

(Kosova Sot Online)