Joshua duket në super formë para revanshit me Ruiz – stërvitje intensive

  • 22 November 2019 - 23:08
Joshua duket në super formë para revanshit me Ruiz – stërvitje intensive

Anthony Joshua është i vendosur që t’i rikthej rripat e kampionit.

Joshua kishte humbur duelin e parë me Andy Ruiz JR, ku edhe kishte humbur rripat e tij të kampionit, por ai tashmë ka një synim – rikthimin e tyre.

AJ po stërvitet intensivisht për revanshin me Ruiz, të cilin do ta ketë më 7 dhjetor, në Arabinë Saudite.

Para këtij meçi, britaniku po stërvitet me intensitet të lartë, madje vërehen edhe ndryshime në fizikun e tij.

AJ duket sikur ka shënuar progres edhe në shpejtësinë e duarve, gjë që mund të shihet në një video të postuar nga ‘Sun Sport’.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell videon ku mund të shihni se si Joshua ka punuar së fundmi.

(Kosova Sot Online)