Reali ka gati ofertën e lartë për Skriniar

  • 23 November 2019 - 09:06
Reali ka gati ofertën e lartë për Skriniar

Milan Skriniar mund të largohet nga Interi pas interesimit të madh të gjigantëve evropian për të.

Qendërmbrojtësi sllovak ka bindur ekipet e mëdha me paraqitjet e tij në dy vitet e fundit për Neroazzurët. Manchester United, Manchester City, Bayern Munich, Barcelona dhe Real Madrid janë skuadrat që po e ndjekin me kujdes lojtarin.

Ka qenë vetë agjenti i lojtarit që ditë më parë ka thënë se vlera e Skriniar është 100 milionë euro. E duket se Real Madridi është skuadra më e interesuar për të, pasi ka gati një ofertë të lartë për transferimin e tij në Santiago Bernabeu.

Mediat spanjolle dhe ato italiane kanë raportuar se Los Blancos do ta testojnë Interin me një ofertë prej 80 milionë euro gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mbetet të shihet nëse Inter do të tundohet nga oferta e kampionëve të shumëfishtë të Evropës, pasi Skriniar është lojtari kryesor i Neroazzurëve. 

(Kosova Sot Online )