Reus, i turpëruar nga barazimi dramatik i Dortmund: E bëmë m*t

  • 23 November 2019 - 09:33
Reus, i turpëruar nga barazimi dramatik i Dortmund: E bëmë m*t

Marco Reus tha se është i turpëruar nga paraqitje e Borussia Dortmundit në barazimin 3:3 në shtëpi kundër Paderbornit në Bundesligë, përkundër që goli i tij në fund ia shtëpi një pikë Dortmundit. Reus tha se Dortmundi e bëri m*t me paraqitjen në këtë ndeshje.

Dortmundi, që u mposht me rezultat 4:0 nga Bayern Munichu në ndeshjen e tyre të fundit para ndeshjeve të ekipeve kombëtare, ishte duke pësuar humbje me rezultat 3:0 në fund të pjesës s ëparë në ndeshjen e së premtes kundër klubit që radhitet në fund të tabelës.

Streli Mamba shënoi dy herë ndërsa Gerrit Holtman e shënoi golin tjetër për skuadrën e Steffen Baumgartit, përderisa Dortmundi e humbi sulmuesin Paco Alcacer për shkak të një lëndimi para fundit të pjesës së parë.

Dortmundi u përmirësua pas pjesës së parë. Jadon Sancho arriti ta zvogëlojë epërsinë e mysafirëve me një gol të shënuar në dy minutat e parë të pjesës së dytë, ndërsa Axel Witsel u dha shpresë nikoqirëve me golin e tij gjashtë minuta para fundit.

Sancho pastaj e harkoi mirë një top drejt Reusit, i cili e barazoi rezultatin e ndeshjes në minutën e dytë të kohës shtesë për ta shpëtuar Dortmundin nga një disfatë të turpshme. Por, përkundër që e nxori një barazim, kapiteni ishte i zhgënjyer me paraqitjen e skuadrës së tij.

“Ne kurrë s’duhet të luajmë më ashtu. Nuk e dimë se çfarë ndodhi atje. Jemi të turpëruar, kurrë nuk duhet të luajmë më ashtu. Absolutisht e bëmë m*t”, tha Reus, pasi Dortmundi e humbi mundësinë të ngrihet në pozitën e dytë në tabelën e Bundesligës.

Dortmundi do të jetë tetë pikë larg kreut të tabelës së Bundesligës nëse Borussia Monchengladbach fiton sot kundër Union Berlinit.

(Kosova Sot Online )