Ndeshje interesante në Ipko Superligë, derbi luhet mes Dritës dhe Llapit

  • 23 November 2019 - 09:38
Ndeshje interesante në Ipko Superligë, derbi luhet mes Dritës dhe Llapit

Java e 16-të në elitën e futbollit kosovar ka nisur me super derbin mes Ballkanit dhe Gjilanit, ku vendasit triumfuan 2-1.

Ndërkohë ditën e sotme janë në program të zhvillohen edhe katër duele të tjera në elitën e futbollit kosovar. Vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar padyshim që do të jetë në Gjilan, ku zhvillohet derbi mes Dritës dhe Llapit. Dy skuadrat janë në kërkim të pikëve për të mbetur sa më afër vendit të parë që mbahet nga Ballkani.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli do të luaj në kryeqytet si mysafir i Flamurtarit.

Në kryeqytetin kosovar Prishtinë, sot zhvillohet edhe një ndeshje tjetër ku në ‘Fadil Vokrri’, Prishtina do të jetë nikoqire e Trepçës ’89.

Ndërkohë ndeshja e fundit e ditës së sotme do të zhvillohet në Skenderaj, ku luhet derbi rajonal mes Drenicës dhe Vushtrrisë.

(Kosova Sot Online )