Alli shprehet mirënjohës ndaj Pochettinos, por i emocionuar të punojë me Mourinhon

  • 23 November 2019 - 10:25
Alli shprehet mirënjohës ndaj Pochettinos, por i emocionuar të punojë me Mourinhon

Dele Alli e ka shprehur mirënjohjen dhe dhembshurinë e tij për trajnerin e shkarkuar nga Tottenhami, Mauricio Pochettinon, përderisa ka folur edhe për ambiciet me trajnerin e ri, Jose Mourinhon.

Mauricio Pochettino u shkarkua nga posti i trajnerit të Tottenhamit të martën në mbrëmje, pasi i ndihmoi klubit londinez të transformohet në një skuadër që e arrin top katërshen rregullisht dhe i bëri finalistë të Ligës së Kampionëve, gjatë pesë vjetëve të tij në drejtim të klubit.

“Nuk kam se si ta fsheh atë që e ndiej për Poch. Ai është një person i mrekullueshëm që më ka ndihmuar shumë në karrierë, por edhe në jetën personale. Ai është një person që ka shumë rëndësi për mua”, ka thënë Alli.

“Pochettino ka ndërtuar diçka të mrekullueshme këtu dhe ne lojtarët i kemi shumë borxh atij në aspektin sesa jemi përmirësuar duke luajtur këtu në Tottenham. Fjalët s’mund ta përshkruajnë sa na intereson për të dhe mirënjohës jemi ndaj tij”.

Në vend të tij u emërua qysh të mërkurën në mëngjes Jose Mourinho, i cili  kishte qenë pa punë si trajner që kur u shkarkua nga posti i trajnerit të Manchester Unitedit në dhjetor të vitit të kaluar.

“I kemi pasur disa biseda me Mourinhos, ai duket shumë i mirë. Ju mund ta shihni motivin e tij, që është diçka që e kishte edhe ish-trajneri ynë. Është ende herët, por jemi të emocionuar të luftojmë për trofe dhe personalisht jam i emocionuar për këtë sfidë të re”, përfundoi Alli. 

(Kosova Sot Online )