Lukaku krahason Conten me Mourinhon

  • 23 November 2019 - 11:33
Lukaku krahason Conten me Mourinhon

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, sheh ngjashmëri mes ish-trajnerit të tij, Jose Mourinhos, dhe trajnerit aktual të tij, Antonio Contes, të cilët i konsideron trajnerët më të mirë me të cilët ka punuar në karrierë.

Ish-ylli i Manchester Unitedit e dha një intervistë të gjatë për mediumin italian Corriere dello Sport, ndërsa ojesët kryesore mund t’i lexoni në vijim.

“Ka ngjashmëri mes të dyve dhe ata janë trajnerët më të mirë që i kam pasur në karrierën time. Ata i kanë të njëjtat karakteristika, edhe pse përdorin sisteme të ndryshme”, ka thënë Lukaku.

“Mendoj se e kam dhënë më të mirën time me këta trajnerë sepse nëse nuk e bën këtë, e ke të vështirë me ta. Unë jam shumë i lumtur për Josen dhe mendoj se me të, Tottenhami do të fitojë diçka në vitet e ardhshme sepse ai është një top trajner”.

Interi do ta vazhdojë betejën për titullin e kampionit të Serisë A sonte kundër Torinos, ndeshje kjo të cilën zikaltrit e kanë humbur në dy sezonet paraprake.

“Ata e kanë një skuadër të mirë dhe nuk do ta kemi të lehtë. Ne duhet të përballemi me ta në mënyrën e duhur sepse ata i kanë dy sulmues të mirë, Andrea Belottin dhe Simone Zazan, dhe ne duhet të japim gjithçka nga vetja”, shtoi Lukaku.

Lukaku pastaj u pyet për problemin e rqcizmit në Serie A, diçka të cilën belgu e përjetoi në ndeshjen si kysafir në Cagliari.

“Racizmi në botën e futbollit është diçka që s’mund të mohohet. Ne duhet të veprojmë si në Angli: të drejtpërdrejtë dhe të ashpër. Ka një dallim të madh me jetën brenda dhe jashtë fushës. Por, këtu në Milano, unë po jetoj mirë”..

(kosova Sot Online )