United shpreson t’i marrë shërbimet e Richarlison

  • 23 November 2019 - 12:29
United shpreson t’i marrë shërbimet e Richarlison

Manchester United po e kërkon një sulmues të ri qysh në afatin kalimtar të janarit.

Marcus Rashford dhe Anthony Martial nuk janë në formën e tyre më të mirë, andaj Ole Gunnar Solskjaer po kërkon një 9-sh të ri. Sipas asaj që raporton Sky Sports, Djajtë e Kuq po tentojnë të transferojë Richarlisonin nga Evertoni qysh në këtë afat kalimtar të dimrit.United është duke e shikuar nga afër zhvillimin e sulmuesit brazilian dhe në janar do të bëjnë ofertën e parë. Rivali nga Liga Premier do të rezistojë ta shesë sulmuesin nën shumën e 60 milionë eurove, derisa kërkojnë rreth 80 milionë.

Solskjaer shpreson që t’i marrë shërbimet e Richarlison dhe në maj të jetë së paku në top katërshe në mënyrë që ta shpëtojë punën e tij. 

(Kosova Sot Online )