Ruiz tregon si do ta mposhtë Joshuan sërish

  • 23 November 2019 - 12:33
Ruiz tregon si do ta mposhtë Joshuan sërish

Kampioni botëror i boksit në kategorinë e peshave të rënda, Andy Ruiz Jr., e ka paralajmëruar Anthony Joshuan edhe më lehtësisht me nokaut në rimeçin e tyre, nëse ky i fundit humb peshë.

Kampioni i parë botëror në kategorinë e peshave të rënda me prejardhje nga Meksika pret që britaniku Anthony Joshua të humbë më shumë peshë para se ta zhvillojnë rimeçin e tyre më 7 dhjetor, pas meçit tronditës të 1 qershorit.

Mirëpo, Andy Ruiz Jr beson se Joshua mund ta presë një rrahje edhe më britale nëse vjen në atë rimeç me më pak peshë.

Për më tepër, Ruiz ka sugjeruar se Joshua do të jetë më frikacak më rimeç dhe do të tentojë të mbrohet shumë më shumë.

Por, Ruiz e ka paralajmëruar yllin britanik se humbja e tepërt e peshës për ta përmirësuar shpejtësinë dhe agjitilitetin mund ta bëjë atë kundërshtar më të dobët për 7 dhjetor.

“Nëse ai dëshiron të vazhdojë të më mbajë larg në meç, ne jemj duke u ushtruar për këtë. Njerëzit që tentojnë të boksojnë rreth meje thehen edhe më lehtësisht”, ka thënë Ruiz.

“Ai do të tentojë ta bëjë këtë por, siç tha Mike Tysom, të gjithë e kanë një plan deri në momentin kur goditen. Ne do ta ndjekim planin tonë”.

“Unë jam kundërshtari i gabuar për të, ai nuk është përballur kurrë me një boksier të shkurtë dhe të fuqishëm si unë. Më 1 qershor e mposhta edhe pse isha më i shkurtë, ai s’kishtë parë kurrë diçka të tillë”.

“I kam parë disa video të tij ku duket më i hollë, por kjo mund t’i kushtojë pasi që s’mundet t’i përballojë goditjet që i përballonte më parë”.

(Kosova Sot Online )