Debutim për Jose Mourinhon: West Ham – Tottenham, formacionet zyrtare

  • 23 November 2019 - 12:45
Debutim për Jose Mourinhon: West Ham – Tottenham, formacionet zyrtare

West Hami do të jetë nikoqir i Tottenham Hotspurit për përballjen në kuadër të javës së 13-të në Ligën Premier.

Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë takim, derisa Spurs do të kenë një ndryshim të madh që nga pika kryesore e skuadrës. Ndeshja që fillon në ora 13:30, do të thotë edhe rikthim për Jose Mourinhon që ka marrë drejtimin e Tottenhamit pak ditë më parë. Trajneri portugez ishte i papunë që nga dhjetori i vitit të kaluar, atëherë kur u shkarkua nga Manchester United, por tani është rikthyer sërish në ligën angleze, duke e zëvendësuar Mauricio Pochettinon e shkarkuar.

Mourinho shpreson që ta fillojë me fitore aventurën te Tottenhami, derisa përballë tij do të jenë ‘Çekanët’. Spurs janë aktualisht në vendin e 14 me 14 pikë të grumbulluara.

Formacioni startues i West Hamit: Roberto, Fredericks, Odbonna, Diop, Cresswell, Rice, Noble, Snodgrass, Yarmolenko, Anderson, Haller. 

Formacioni startues i Tottenhamit: Gazzaniga, Aurier, Alderweireld, Sanchez, Davies, Dier, Winks, Dele, Lucas, Son, Kane (C). 

(Kosova Sot Online )