Pa Ronaldon, Juventusi viziton Atalantan – formacionet zyrtare

  • 23 November 2019 - 14:05
Pa Ronaldon, Juventusi viziton Atalantan – formacionet zyrtare

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, e bëri dje të ditur se ylli portugez Cristiano Ronaldo nuk do të luante sot në ndeshjen kundër Atalantas, shkaku i një lëndimi, duke shtuar se disa lojtarë kanë nevojë të lihen për t’u qetësuar.

Juventusi do të tentojë të bëjë gjithçka për ta mbajtur kreun e tabelës së Serisë A edhe këtë javë, gjë që mund ta sigurojë me fitore kundër Atalantas sot në orën 13:00, në stadiumin Gewiss.

Përderisa Juventusi është lider i Serisë A me 32 pikë të grumbulluara nga 12 ndeshjet e para, Atalanta radhitet e pesta në tabelë me dhjetë pikë më pak.

Atalanta nuk po kalon në një formë të mirë, pasi që s’ka arritur fitore që katër ndeshje, përderisa Juventusi i ka fituar katër ndeshje radhazi dhe s’ka humbur që 17 të tilla. Megjithatë, skuadra e Atalantas mund të motivohet nga fakti se nuk ka humbur kundër Juventusit që tri ndeshje.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Atalanta: Pas pak

Juventus: Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, De Sciglio; Khedira, Pjanic, Bentancur; Bernardeschi; Higuain, Dybala.

(Kosova Sot Online )