Rashica, titullar kundër Schalkes

  • 23 November 2019 - 14:32
Rashica, titullar kundër Schalkes

Milot Rashica do të luajë nga minuta e parë, siç ndodh zakonisht, në ndeshjen e Werder Bremenit kundër Schalkes, në kuadër të xhiros së 12-të të sezonit 2019/20 të Bundesligës.

Bremeni do ta presë në shtëpi skuadrën e Schalkes për ndeshjen që do të nisë në orën 15:30. Ylli kosovar Milot Rashica do të luajë qysh nga minuta e parë në këtë përballje.

Për momentin Bremeni radhitet në pozitën e 14-të në tabelën e Bundesligës, mirëpo do të tentojë të ngrihet në tabelë duke siguruar fitore në përballjen me Schalken, që radhitet në pozitën e nëntë.

Kjo do të jetë ndeshja e tetë e Rashicës në këtë sezon të Bundesligës, pasi që kosovari kishte munguar në pesë ndeshjet e tjera shkaku i një lëndimi.

Përmes kësaj përballjeje, Rashica do të tentojë ta dëshmojë edhe më tutje talentin e tij, duke i përmirësuar statistikat nga katër gola dhe tri asiste që i ka regjistruar deri më tani. 

(Kosova Sot Online)