Prishtina mposhti Trepçën ‘89

  • 23 November 2019 - 16:48
Prishtina mposhti Trepçën ‘89

Prishtina ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Trepçës ’89.

Vendasit morën pikët e plota duke shënuar fitore prej 1-0.

Ishte Jonuzi ai që shënoi golin e fitores për klubin nga kryeqyteti i Kosovës.

Ai realizoi në minutën e 55.

Me këtë fitore Prishtina shkon në kuotën e 30 pikëve dhe mban vendin e katërt në tabelë. Derisa klubi nga Mitrovica mban vendin e tetë me 20 pikë.

Në ndeshjet tjera të zhvilluara sot, Drita e mposhti 2-0 Llapin, Flamurtari 2:2 Feronikeli dhe Drenica 1:0 Vushtrria.

(Kosova Sot Online)