Bayerni e shkatërron Dusseldorfin

  • 23 November 2019 - 17:30
Bayerni e shkatërron Dusseldorfin

Që nga shkarkimi i Niko Kovcac, Bayerni nuk njeh rival

Në xhiron e 12-të në Bundesliga, Bayern Munich i Hans-Dieter Flick mori pikët e plota në udhëtim te Dusseldorf, duke triumfuar 0-4.

Gjithçka nisi me Benjamin Pavarad, që realizoi për 1-0 në minutën e 11-të.

Për 2-0 shënoi Corentin Tolisso në minutën e 27-të, derisa para se skuadrat të shkojnë në pushim të pjesës së parë, shënoi edhe Sergy Gnabry, në minutën e 34’.

Në pjesën e dytë, Bayerni e mbajti portën e paprekur, derisa shënoi edhe një tjetër gol.

Në këtë ndeshje e ka gjetur golin edhe i transferuari në formë huazimi me të drejtë blerje nga Barcelona, Philippe Coutinho.

Ai shënoi për 0-4 në minutën e 70-të të ndeshjes, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.

Pas kësaj fitore, Bayerni ka rrëmbyer pozitën e dytë në Bundesliga duke shkuar në kuotën e 24 pikëve, një më pak se lideri, Borussia Mönchengladbach (25). 

(Kosova Sot Online)