
Lexoni edhe:
Nora Muçaj rikthehet në skenë me këngën 'Për ty'
Reali e ka mposhtur 3-1 Sociedadin, për t’i rrëmbyer pikët e plota dh për të shkuar në krye të tabelës me Barcelonë, me nga 28 pikë
Real Madridi vuan, por nuk gabon.
Të besuarit e Zinedine ZIdane kanë rrëmbyer pikët e 0plota në shtëpi në kuadër të xhiros së 13 në La Liga, duke e mposhtur 3-1 Real Sociedadin.
Los Blancos e nisën keq sfidën.
Në minutën e dytë të takimit, Willian Jose shënoi për mysafirët pasi kaloi portierin, Thibaut Courtois.
Nora Muçaj rikthehet në skenë me këngën 'Për ty'Lexoni edhe:
Jose shënoi pas një dhurate fantastike nga kapiteni, Sergio Ramos, që ktheu topin te portieri duke mos shikuar se ku gjendet belgu, top që përfundoi në këmbët e kundërshtarit dhe e shfrytëzoi për t’i ndëshkuar vendasit.
Reali reagoi në minutën e 37’ me anë të Karim Benzemas, duke shënuar për 1-1, që doli të jetë rezultati i pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Reali u duk tjetër ekip dhe arriti të realizojë dy herë.
Fillimisht, Federico Valverde shënoi për 2-1 në minutën e 48’, para se Luka Modric të shënojë për 3-1 në minutën e 74’.
Gareth Bale u inkuadrua në pjesën e dytë dhe për aq minuta sa ishte në fushë, u vërshëllye për atë që ndodhi ditë më parë me Uellsin.
Pas kësaj fitore, Reali ka shkuar në kuotën e 48 pikëve, aq sa Barcelona në pozitën e parë.
(Kosova Sot Online)