Klopp tregon kur do të rikthehet Salah

  • 24 November 2019 - 13:56
Klopp tregon kur do të rikthehet Salah

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka konfirmuar se Mohamed Salah do të jetë i gatshëm për t’u rikthyer në ndeshjen e të kuqve në Ligën e Kampionëve kundër Napolit këtë të mërkurë.

Sulmuesi egjiptian ishte në bankën e rezervistëve në fitoren e liderit të Premierligës kundër Crystal Palace të shtunën, pasi vinte nga një lëndim muskulor.

Klopp zbulo se Salah ishte i gatshëm për të luajtur në Selhurst Park dhe se do të jetë titullar kundër Napolit në ndeshjen e mesjavës në Evropë. 

“Mo është shumë mirë. Ai nuk qe në gjendje të stërvitë për nëntë ditë”, tha Klopp.

“Ai ishte me Egjiptin, shkoi në shtëpi, stërviti 60-70 për qind pardje dhe dje ishte 100 për qind i gatshëm. U desh të vendosnim se a ta fusni titullar apo jo. Nuk e futem titullar, për pak sa nuk e futa në lojë më vonë por e shënuam golin e fitores”, shtoi ai.

“Sot e pushuam. Salah kthehet të mërkurën”, tha Klopp pas ndeshjes.

(Kosova Sot Online)