Tottenhami donte Ancelottin, Mourinho i rrëmbeu vendin për dy arsye

  • 24 November 2019 - 14:12
Tottenhami donte Ancelottin, Mourinho i rrëmbeu vendin për dy arsye

Carlo Ancelotti mund të ishte trajneri i Tottenhamit në vend të Jose Mourinhos. Drejtuesit anglezë e konsideronin "don" Carlon dhe ishin gati të futeshin në sulm për të, por u privuan nga kushtet aktuale të tij. 

60-vjeçari ka një kontratë me Napolin dhe duhej që "Spursat" të paguanin një shifër të majme për ta rrëmbyer, pa harruar faktin se do të duhej të prisnin deri në janar për të firmosur me të.  

Mourinho priste pas derës, prandaj kjo bëri që Ancelotti të humbiste garën me "The Special One". Ancelotti mund të kthehej në Angli pas eksperiencës me ekipin e Chelseas. Ai ka drejtuar më herët blutë e Londrës dhe e njeh gjuhën angleze. 

(Kosova Sot Online)