Wilderi fitoi, por shikojeni sa keq e pësoi vëllai i tij i vogël në të njëjtën natë

  • 24 November 2019 - 14:23
Wilderi fitoi, por shikojeni sa keq e pësoi vëllai i tij i vogël në të njëjtën natë

Marsellos Wilder u mposht me nokaut, për herë të dytë në karrierë, në ringut e Las Vegasit, në të cilin pak orë më vonë do të ngjitej për ta mbrojtur titullin WBC në kategorinë e rëndë për herë të 10-të në karrierë, me një nokaut brutal ndaj Luis Ortiz.

U duk sikur Marsellos e kishte nën kontroll meçin në kategorinë e mesme kundër Dustin Long, por u befasua nga një goditje rrufe e kundërshtarit.

Long i dha një goditje të fuqishme me të majtën Marsellos duke e hedhur në dysheme për disfatën e dytë me nokaut në karrierë.

Marsellos mbeti pa ndjenja për një moment dhe gjyqtari e ndërpreu meçin, duke e shpallur Longun fitues me nokaut teknik.

Duke se Marsellos ka ende shumë për të mësuar nga vëllai i madh, Deontay, i cili vazhdon të jetë kampion në kategorinë e rëndë në WBC.

Wilder doli në ring, ku Marsellos u mposht, dhe e rrahu Ortizin me një nokaut brutal në rundin e shtatë në rimeçin e tyre, duke e ruajtur rekordin e përkryer pa humbje në karrierën e tij profesionale.

(Kosova Sot Online)