Mbappe mendon se Messi duhet ta fitojë ‘Topin e Artë’: Ai ka qenë më i miri

  • 24 November 2019 - 22:28
Mbappe mendon se Messi duhet ta fitojë ‘Topin e Artë’: Ai ka qenë më i miri

Sipas Mbappes, ‘Topi i Artë’ duhet të shkojë për Messin. 32-vjeçari tashmë e ka fituar pesë herë këtë çmim, aq sa Cristiano Ronaldo…

Kylian Mbappe ka mbështetur Lionel Messin për ta fituar ‘Topin e Artë’ për vitin 2019

Sulmuesi i PSG-së thotë se argjentinasi ka pasur një sezon fantastik, me Messin që është një ndër favoritët për ta fituar këtë çmim muajin e ardhshëm.

Ai e përfundoi sezonin 2018/19 me 51 gola, duke ndihmuar Barcelonën ta fitojë titullin e La Ligës.

Kur u pyet nga Der Spiegel për Topin e Artë, Mbappe u përgjigj: “Messi. Në aspektin individual, ai ka qenë lojtari më i mirë këtë vit”. 


(Kosova Sot Online)