Edhe lojtarët e Arsenalit e humbin besimin në trajnerin Emery

  • 25 November 2019 - 08:20
Edhe lojtarët e Arsenalit e humbin besimin në trajnerin Emery

Unai Emeryt i ka mbetur shumë pak kohë në Arsenal, pasi spanjolli po e humb besimin e lojtarëve të vet.

Sipas Telegraph, disa lojtarë kyçë në skuadrën e Arsenalit e kanë humbur durimin me trajnerin Unai Emery.

Arsenali i shpëtoi një humbjeje që do të ishte turpëruese ndaj një ekipi në vështirësi si Southampton të shtunën në Premierligë, falë golit tejet të vonshëm të Alexandre Lacazette në minutën 96-të.

Ky rezultat e ka shtuar edhe më shumë presionin ndaj spanjollit.

Raportohet se edhe kryetari i klubit, Chips Keswick, e ka menduar dorëheqjen e tij pas një rezultat tjetër zhgënjyes, por Emery mbetet në detyrë tani për tani.

(Kosova Sot Online)