Guardiola e paralajmëron Liverpoolin: S’heqim dorë nga titulli

  • 25 November 2019 - 09:16
Guardiola e paralajmëron Liverpoolin: S’heqim dorë nga titulli

Pep Guardiola ka këmbëngulur se skuadra e tij, Manchester City, e ka dëshmuar se kurrë nuk do të dorëzohet me të si trajner, në një betejë të vështirë për titull në Premierligë kundër Liverpoolit që prin me nëntë pikë më shumë.

City, i cili ngel një pikë prapa Leicester City po ashtu, e mposhti Chelsean 2:1 të shtunën për të kaluar në pozitën e tretë, derisa Liverpooli e vazhdoi ecurinë e përkryer pa humbje këtë sezon, falë një goli të vonshëm për ta mposhtur Crystal Palace 2:1.

Guardiola këmbëngul se skuadra e tij nuk do ta humbasë besimin, veçanërisht pasi u bë klubi i parë pas një dekade që e mbron titullin në Premierligë sezonin e kaluar, edhe pse në një periudhe të caktuar kishte ngelur shtatë pikë prapa Liverpoolit.

“Presioni i vetëm që e kemi është nëse do ta humbasim Premierligën. Nuk është hera e parë në historinë 125-vjeçare të Man City që mund ta humbasë Premierligë”, tha Guardiola.

“Sezonin e kaluar nuk u dorëzuam, prandaj dhe e fituam përsëri. Mbase do të humbasim, ama ky ekip nuk dorëzohet kurrë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )