Doncic fantastik, Dallas marrin fitoren e pestë radhazi

  • 25 November 2019 - 10:03
Doncic fantastik, Dallas marrin fitoren e pestë radhazi

Dallas Mavericks ka vazhduar me formë shumë të mirë në NBA.

Në Toyta Center të Houstonit, është zhvilluar derbi i Teksasit mes Houston Rockets dhe Dallas Mavericks, ku fitore shënuan mysafirët me 14 pikë diferencë 123:137.Për Mavericks kjo ishte fitorja e pestë radhazi në NBA dhe e 11-ta në përgjithësi këtë edicion.

Fundori slloven, Luka Doncic ka qenë i jashtëzakonshëm në këtë takim me 41 pikë të shënuara, 10 asistime e gjashtë kërcime. Me lojë të mirë tek Mavericks u dallua edhe Tim Hardaway me 31 pikë, ndërsa Porzingis shtoi 23 pikë e 13 kërcime. James Harden me 29 pikë e 11 kërcime si dhe Russell Westbrook me 27 pikë ishin më efikasit tek Rockets, por që nuk mjaftuan për fitore. 

(Kosova Sot Online )