Hakmerren tifozët e Bocas, të gjithë në stadium me maskën e Gabigolit

  • 25 November 2019 - 11:22
Hakmerren tifozët e Bocas, të gjithë në stadium me maskën e Gabigolit

Të gjithë në stadium me maskën e Gabigol. Ndodhi në Buenos Aires, ku shumë tifozë të Boca Juniors, gjetën këtë mënyrë origjinale në sfidën e kampionatit kundër Santa Fe në “Bombonera” për të thumbuar rivalët e përjetshëm të River Plate.

Gabigol rezultoi ndëshkuesi i madh për River Plate në finalen e Copa Libertadores kundër Flamengos, me dy gola në fundit e sfidës, që bënë të pavlefshëm golin e argjentinasve.

Të gjithë më maskë për të falënderuar numrin 9 brazilian, që u shkaktoi kaq shumë dhimbje tifozëve të River Plate.

Sa i përket ndeshjes, Boca fitoi 2-0 me gola të Wanchope Abila e Mac Allister. Duartrokitje edhe për Daniele De Rossin, që hyri në fushë në minutën e 20-të të pjesës së dytë, pikërisht në vend të autorit të golit të dytë. 

(Kosova Sot Online)