PSG i hap bisedimet për kontratë të re me Mbappen

  • 25 November 2019 - 13:18
PSG i hap bisedimet për kontratë të re me Mbappen

Sulmuesi francez ndërkohë pëlqehet nga Real Madridi dhe spekulohet se në fund të këtij sezoni mund të largohet nga Parisi.

Paris Saint-Germaini i ka hapur bisedimet për vazhdimin e kontratës me Kylian Mbappe.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja franceze “L’Equipe”.

Kampioni i botës me Francën kishte nënshkruar kontratë pesëvjeçare me kampionin francez kur kishte zbarkuar nga Monaco në vitin 2017.

Mirëpo, gjiganti i Ligue 1 është i vendosur ta bindë futbollistin ta nënshkruajë një kontratë të re afatgjate.

Ndërkohë, flitet se Mbappe mund të largohet nga Parisi verën e ardhshme.

Interesim serioz për të ka shfaqur Real Madridi. 

(Kosova Sot Online)