Takime interesante në Kupën e Kosovës

  • 25 November 2019 - 13:31
Takime interesante në Kupën e Kosovës

Sot do të zhvillohet xhiroja e dytë e Kupës së Kosovës në basketboll në konkurrencën e meshkujve.

Në këtë xhiro do të garojnë edhe disa skuadra të Superligës, derisa kush fiton depërton në xhiron tjetër, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës.

Ndeshja e parë do të jetë ndërmjet Istogut dhe Golden Eagle Ylli, kurse më pas takohen edhe New Basket-Megasport, Lipjani-AS Prishtina dhe Vëllaznimi-Borea.

Ndeshjet pritet të jenë mjaft interesante, me skuadrat që synojnë të arrijnë sa më lartë për Kupë. 

E hënë

14:00 Istogu – Golden Eagle Ylli

17:00 New Basket – Megasport

19:30 Lipjani – AS Prishtina

20:00 Vëllaznimi – Borea

(Kosova Sot Online)