Zidane: Jam dashuruar në Mbappen që një kohë të gjatë

  • 25 November 2019 - 14:53
Zidane: Jam dashuruar në Mbappen që një kohë të gjatë

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane e ka shprehur haptazi adhurimin që ndien për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, para duelit mes ky klubeve në Ligën e Kampionëve të martën.

Për Mbappen është përfolur vazhdimisht se do t’i bashkohet Real Madridit në të ardhmen dhe sulmuesi francez do ta ketë një mundësi tjetër të mahnitë mu në Santiago Bernabeu nesër.

“Ju e dini se unë e njoh atë që një kohë të gjatë”, tha Zidane i pyetur për Mbappen të hënën në një konferencë për media para ndeshjes.

“Jam i dashuruar në të tashmë, së pari si person, sepse ai ishte këtu para shumë kohësh për t’u testuar”, shtoi Zidane.

“Ai është rivali ynë tani, prandaj nuk them dot më shumë”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)