Lojtarët e Arsenalit thuhet se kanë humbur besimin në Emeryn

  • 25 November 2019 - 16:28
Lojtarët e Arsenalit thuhet se kanë humbur besimin në Emeryn

Unai Emery është shumë afër të shkarkohet nga Arsenali.

Trajneri spanjoll e ka filluar në mënyrë të keqe këtë sezon dhe The Gunners thuhet se po kërkojnë një zëvendësues për të.

Sipas asaj që raporton The Telegraph, disa lojtarët të rëndësishëm kanë humbur besimin në Emeryn.

Një gol në minutën e 96-të i Alexander Lacazette në barazimin 2-2 ndaj Southamptonit, e ka vënë spanjollin në një presion më të madh.

Skuadra londineze po mendon që ta largojë nga posti i trajnerit Emeryn dhe Mauricio Pochettino e Massimiliano Allegri janë dy emrat në listën e tyre.

Ish-trajneri i PSG-së mund të shkarkohet para afatit kalimtar të janarit, në mënyrë që t’i jap mundësi trajnerit të ri që të bëjë disa transferime.

Arsenali aktualisht është në pozitën e tetë me 18 pikë të grumbulluara.

(Kosova Sot Online)