Përjashtohet përjetësisht basketbollisti i Tiranës që rrahu gjyqtarin

  • 25 November 2019 - 17:20
Përjashtohet përjetësisht basketbollisti i Tiranës që rrahu gjyqtarin

Federata Shqiptare e Basketbollit përjashton përjetësisht nga çdo aktivitet i këtij sporti, basektbollistin e Tiranës Bruno Daliu.

34-vjeçari të shtunën në pallatin e sportit “Ramazan Njala” humbi toruan duke ushtruar dhunë ndaj gjyqtarit Jurgen Muho pas një vendimi të këtij të fundit.

Grushtat dhe shkelmat e Bruno Daliut në një sfidë mes Teutës dhe Tiranës që po transmetohej live ishin të papranueshme për Federatën Shqiptare të Basketbollit që ka përjashtur përjetësisht lojtarin e Tiranës.

Ai tashmë po ndiqet penalisht nga Policia e Durrësit dhe për dhunën ndaj Jurgen Muhos rrezikon të dënohet edhe me burg pasi ai është ndalur nga forcat e rendit dhe sipas legjislacionit të ri të sportit rrezikon nga 1 deri në 5 vite burg.

(Kosova Sot Online)