Lojtarët e Arsenalit po e humbin durimin dhe besimin në trajnerin Emery

  • 25 November 2019 - 17:31
Lojtarët e Arsenalit po e humbin durimin dhe besimin në trajnerin Emery

“Topçinjtë” po e kalojnë një sezon dëshpërues dhe trajneri Unai Emery mund të shkarkohet nëse e humb ndeshjen e ardhshme

Disa prej lojtarëve kryesorë të Arsenalit e kanë humbur durimin me trajnerin Unai Emery.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “The Telegraph”.

Goli i shënuar nga Alexandre Lacazette në minutën e 96-të e barazoi rezultatin ndaj Southamptonit të shtunën, një rezultat ky që e ngre edhe më lartë presionin ndaj trajnerit spanjoll.

Pronari Chips Keswick raportohet po ashtu se po e konsideron shkarkimin e trajnerit pas një tjetër rezultati dëshpërues.

Arsenali po e kalon një sezon dëshpërues dhe Emery shihet si fajtor për këtë. 

(Kosova Sot Online)