E kafshon në kokë kundërshtarin, përjashtohet me të kuq

  • 25 November 2019 - 17:55
E kafshon në kokë kundërshtarin, përjashtohet me të kuq

Në derbin e Paraguait, tifozët kanë pasur mundësi të shohin gjithçka në Paraguai.

Përveç gjashtë golave që u shënuan, u dhuruar 6 kartonë të verdhë dhe 2 të kuq.

Fernando Amorebieta, ishi i Athletic Bilbao, është në qendër të vëmendjes për veprimin që bëri në këtë ndeshje.

Si dikur Luis Suarez, Amorebieta e kafshoi në kokë lojtarin e Olimpias, Nestor Camacho.

Ai u përjashtua menjëherë me të kuq, por edhe vet viktima, Camacho, për shkak se para se të ndodhë ky incidente, ata u panë duke u shtyrë mes vete.

Në fund triumfoi Olimpia 4-2 kundër Cerro Porteno me katër gola të ish sulmuesit të Bayern Munich, 38-vjeçarit, Roque Santa Cruz. 


(Kosova Sot Online)