Simeone: Cristiano është i jashtëzakonshëm, numër një

  • 25 November 2019 - 21:30
Simeone: Cristiano është i jashtëzakonshëm, numër një

Simeone e ka të qartë se të martën mbrëma në ‘Allianz Stadium’, rreziku më i madh për skuadrën e tij do të jetë Ronaldo… CR7 më pak se një vit më parë, i shënoi het-trik Atleticos, duke përmbysur rezultatin prej 2-0 për ta kualifikuar ‘Zonjën e Vjetër’ në çerekfinale të UEFA Champions League…

Juventusi dhe Atletico Madridi do të përballen sërish në Champions League, pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë në shtator në ‘Wanda Metropolitano’.

Për këtë ndeshje ishte në dyshim Cristiano Ronaldo, por Maurizio Sarri ka konfirmuar se është gati për të startuar.

CR7 është rreziku numër një për ekipin e Diego Simeones, këtë e di edhe trajneri i Atleticos, pasi vitin e kaluar i eliminoi nga UEFA Champions League me një het-trik prej një kampioni.

“Cristiano është kampion, ai është numër një, lojtar i shkëlqyer, që e bën diferencën. Por, nesër nuk është Cristiano kundër Atleticos, por është Juventus kundër Atleticos”, u shpreh Simeone në konferencë për media para ndeshjes të martën mbrëma. 

(Kosova Sot Online)