Trajneri i Huddersfield me mesazh për Florent Hadërgjonajn

  • 25 November 2019 - 22:45
Trajneri i Huddersfield me mesazh për Florent Hadërgjonajn

Danny Cowley i ka dërguar mesazh Hadërgjonajt dhe Kongolos se nëse duan të luajnë më shumë, duhet të japin maksimumin së pari në stërvitje…

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj, nuk është duke pasur minutazhën e duhur te Huddersfield në Championship.

Ai nuk është zgjedhja e parë për trajnerin, Danny Cowley, i cili i ka dërguar mesazh se ‘nëse nuk stërviten mirë, atëherë nuk do të luajnë’.

“E di se shumë e kanë vështirë ta pranojnë formacionin e së shtunës, por formacionin e zgjedhin lojtarët dhe jo trajneri”, ka thënë Cowley, pas dëshpërimit të Hadërgjonajt dhe Kongolos që nuk startuan të shtunën.

“Lojtarët e zgjedhin formacionin me mënyrën se si punojnë në stërvitje vazhdimisht. Nëse ata punojnë shumë, ata luajnë”.

“Nuk ka rëndësi se sa ka kushtuar transferimi i futbollistit, ne zgjedhim duke u bazuar në atë që shohim”.

Për shkak se nuk po luan shumë, Hadërgjonaj vazhdon të lidhet me një largim drejt Fenerbahçes në Turqi.

Transferimi mund të realizohet në afatin kalimtar të janarit.

25-vjeçari ka bërë 10 paraqitje deri më tani, të ndara në 755 minuta.

(Kosova Sot Online)