“Nuk jam duke ia vjedhur fronin Ronaldos”

  • 25 November 2019 - 23:09
“Nuk jam duke ia vjedhur fronin Ronaldos”

A do të preferonte të luante me Ronaldon apo Dybalan? Kësaj pyetje provokuese Higuain i është përgjigjur thjeshtë ‘me të dy’.

Gonzalo Higuain e kaloi vitin e kaluar në formë huazimi te Milani dhe Chelsea, duke u kthyer në verë me mendimin për ta larguar sërish, por me insistimin e Maurizio Sarri, qëndroi në Torino.

Ky vendim deri më tani ka rezoltuar i duhuri.

Sa herë që mungon Cristiano Ronaldo, aty është Gonzalo Higuain, ashtu si ndeshjen e kaluar me Atalantan ku realizoi dy gola.

Megjithatë, Higuain nuk po tenton të zë vendin e askujt, të gjithë kanë pozitat e tyre te ‘Zonja e Vjetër’, sipas argjentinasit.

“Ata janë lojtarë të ndryshëm (Ronaldo dhe Dybala), të gjithë duan të luajnë me më të mirë dhe ata janë. Tentoj të adaptohem duke luajtur me të dy”, u shpreh Higuain.

“Nuk kam vjedhur asgjë nga asnjëri. E dimë se si është Ronaldo, një fitues. Tentoj të ndihmoj ekipin të fitojë, të gjithë jemi të rëndësishëm, ata që nuk luajnë dhe ata që luajnë”.

(Kosova Sot Online)