Valencia: Është e dhimbshme t’i shikoj ndeshjet e Man Unitedit

  • 26 November 2019 - 09:25
Valencia: Është e dhimbshme t’i shikoj ndeshjet e Man Unitedit

Antonio Valencia e ka pranuar se ai e ka të vështirë ta shikoj Manchester Unitedin, pasi që për të është e dhimbshme ta shoh skuadrën me të cilën kishte arritur aq shumë në këtë gjendje.

Ish-mbrojtësi anësor i Manchester Unitedit, Antonio Valencia, u shpërngul në vendlindje Ekuador këtë verë, duke iu bashkuar LDU Quitos si transferim i lirë, pasi u lirua nga “Djajtë e kuq”. Ai i kaloi 10 vjet në “Old Trafford” dhe tani, në moshën 34-vjeçare, është afër fundit të karrierës.

Duke folur për The Athletic, Valencia zbuloi se ai nuk i ndjek më aq afër ndeshjet e Manchester Unitedit sa mund të mendojnë disa persona. “Sinqerisht, unë nuk i shikoj ndeshjet tani, është e dhimbshme për mua”.

“Unë tentoj t’i shikoj, por më mërzit shumë. Unë e kam Manchester Unitedin në zemër: qytetin, tifozët, dhjetë vjet të jetës time. Është shumë e vështirë t’i shikoj disfatat. Më mungon të qenët aty”.

Valencia i fitoi dy tituj të Premierligës nën drejtimin e Sir Alex Fergusonit dhe, përderisa skuadra e tij pati vështirësi në vitet vijuese pas pensionimit të Fergusonit, ai u largua nga klubi si njëri ndër favoritët e tifozëve.

Duke reflektuar për kohën e tij aq të suksesshme në Manchester United, nën Fergusonin, ai tha: “Ishte një skuadër e fituesve. E mbaj mend kur mbërrita në United dhe e fituam ndeshjen e fundjavës. Unë mendova: “Tani mund të pushojmë pak”. Por, të gjithë filluan të flasim menjëherë për ta fituar ndeshjen e radhës”.

“Ne s’kishim kurrë kohë për t’i shijuar sukseset. Por, këtë gjë e bëjnë fituesit e titujve. Unë shkoja në stërvitje në kohë, por Patrice Evra, Wayne Rooney, Ryan Giggs veçse ishin aty. Ata ishin fituar të Ligës së Kampionëve, multimilionerë dhe ishin në fitness në orën 7”. 

(Kosova Sot Online )